Harta e parë interaktive e Prishtinës në internet

Këtu shkojnë diskutimet që kanë të bëjn me Internet si dhe rrjeta në përgjithësi.
User avatar
Themelues
Posts: 711
Joined: Tue Jan 27, 2004 4:03 pm
Location: Prishtinë, Kosovë
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 3:23 am
Genc B. KASTRATI wrote:Pr-Tech është krenar të publikon hartën e parë interaktive të Prishtinës. Harta është e ndërtuar nga fotoja ajrore e rezolucionit të lartë, origjina e së cilës nuk është e njohur për fat të keq. Projekti është zhvilluar nga Ekipi i Pr-Tech duke përdorur veglat si Zoomifier EZ dhe PHP.

Projekti është ende në zhvillim e sipër, dhe shumë shpejtë do të shtohen vegla të tjera për nevoja të ndryshme.

Mirëpresim komente, këshilla si dhe kritika të cilat do të na ndihmojnë ta përparojmë zhvillimin e projektit.

Duhemi të cekim se nën-domeni, http://maps.pr-tech.net, do të bëhet pika zhvilluese për gjitha projektet e Pr-Tech që kanë të bëjnë me aplikacione hartografike dhe për navigim.

Burimi i lajmit:
http://maps.pr-tech.net
[ Burimi ]

Këtë send duheni patjetër ta vizitoni :) Ma në fund edhe Prishtina mundet të shikohet sikur qytet tjera të mëdha që ofrohen nga Google Maps. Çka po mendoni? :)
Google është miku juaj.
Përparoni. Kontribuoni.

Vëzhgues
Posts: 6
Joined: Tue Jul 05, 2005 2:02 pm
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 6:42 am
shum sen i mir a
flm per info ...

ish-Administrator
Posts: 567
Joined: Sat Mar 12, 2005 11:11 pm
Location: Prizren
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 9:26 am
Duhet te jete ndonje problem me active X ne kompjuterin tim, per ate arsye spo mundem me e pa Foton e Zones se Prishtines.
Si fillim shum i mire, por si vazhdim i mire kishte me qen nese ky projekt zgjerohet edhe ne hapesir me te madhe (per te gjithe territorin e Kosoves).
Mendoni per kete...
Ne kemi aftësi të jashtëzakonshme për të harruar....
User avatar
Hulumtues
Posts: 72
Joined: Wed Jul 20, 2005 12:37 am
Location: Prishtin
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 2:53 pm
E Qysh a osht e programume n Google Earth a en naj site t PR-Techit? 8)
User avatar
Themelues
Posts: 711
Joined: Tue Jan 27, 2004 4:03 pm
Location: Prishtinë, Kosovë
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 4:30 pm
Rron,

Nuk e di a lexove këtë pjesë: "Projekti është zhvilluar nga Ekipi i Pr-Tech duke përdorur veglat si Zoomifier EZ dhe PHP." Pra, krejt programimi është bërë në gjuhën PHP dhe poashtu është përdor vegla Zoomifier EZ. I tërë ky proces është realizuar në server të Pr-Tech-ut. Pra, Google Earth s'ka t'bëj me këtë gjë.

Veprim,

Shumë mirë do t'ishte nëse kishte qen edhe Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica etj. por problemi është që kjo pamje e Prishtinës rrjedh nga: http://forum.rrjeta.net/viewtopic.php?p=1517#1517 një herë për një herë pamje satelitore të qyteteve tjera të Kosovës ende nuk janë në qarkullim. Nëse dikush rastësisht i posedon pamjet satelitore të qyteteve tjera, atëherë le t'i ndanë.

Tung!
Google është miku juaj.
Përparoni. Kontribuoni.

Vëzhgues
Posts: 14
Joined: Tue Feb 08, 2005 1:39 pm
Location: In Your Mind!
PostPosted: Mon Aug 22, 2005 4:39 pm
Pr-Tech

mjaft pune te mire dhe te dobishme keni bere per mbare prishtinalite :P :P


nese dikujt i interesojne pamjet satelitore te bere nga NASA te Shqiperise atehere le te me kontaktoj ne privat.


tung !! 8)
User avatar
Mjeshtër
Posts: 587
Joined: Wed Sep 08, 2004 6:55 pm
Location: Prishtinë
PostPosted: Wed Aug 24, 2005 8:29 pm
Wops, une se pasna pa hiq kta .. Shum sen i smut une e kom pamjen e prizrent po eshte kauletiti shum i dobet do kqyri per tjera ..
I never.

ish-Administrator
Posts: 567
Joined: Sat Mar 12, 2005 11:11 pm
Location: Prizren
PostPosted: Fri Aug 26, 2005 7:19 pm
Koleg,

nese dikush jeni te interesuar per hartat e te gjitha komunave te Kosoves ne version kompjuterik ato mund ti gjeni ketu : http://www.osce.org/kosovo/13985.html


Verejtje : Hartat jane ne version *.pdf keshtu qe ju nevojitet Adobe Acrobat Reader apo ndonje pdf reader per ti hapur ato.....


Tung !
Ne kemi aftësi të jashtëzakonshme për të harruar....

Vëzhgues
Posts: 9
Joined: Mon Apr 11, 2005 1:06 pm
PostPosted: Sun Aug 28, 2005 4:21 pm
gdk (edhe administratoret tjere te sajtit),

provoni te kontaktoni AKK (Agjencioni Kadastral i Kosoves), i cili eshte i vetmi institucion qe i ka be keto ortofoto per qellime te regjistrimit te popullates se Kosoves. Une kam pas rastin me punu me keto ortofoto, dhe e di se ata i posedojne ortofotot per krejt territorin e Kosoves.
Eh, nuk jam e sigurt nese lejojne distribuimin e tyre per qellime tjera.

:)F.

Return to Interneti dhe Rrjetat në Përgjithësi

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron